Haradinaj për platformën e Gjinit: Aleanca është e gatshme për bashkëpunim për një opozitë funksionale

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar platformën politike të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke thënë se ajo përmban zgjidhje konkrete për temat kryesore dhe nuk ishte një fjalim i zakonshëm politik. Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se Gjini ka prezantuar platformën edhe me shifra konkrete, duke shpalosur zgjidhjet që ofron Aleanca…

Lajme

19/10/2026 22:44

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar platformën politike të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke thënë se ajo përmban zgjidhje konkrete për temat kryesore dhe nuk ishte një fjalim i zakonshëm politik.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se Gjini ka prezantuar platformën edhe me shifra konkrete, duke shpalosur zgjidhjet që ofron Aleanca për vendin.

“Ardian Gjini e ka aplikuar një proces, po shpalos një platformë për të gjitha temat. Edhe në numra ka zbrit me tregu cilat zgjidhje i ofron Aleanca, nuk ka qenë fjalim i zakonshëm”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai tha se ka qenë i pranishëm në prezantimin e platformës dhe se në këtë organizim kanë marrë pjesë strukturat e Aleancës nga e gjithë Kosova.

“Ne po punojmë me qenë vërtetë në misionin tonë. Ardian Gjini po bën një punë të vlefshme. Kam qenë aty dhe e kam dëgjuar atë platformë, kanë ardhur strukturat nga e gjithë Kosova”, u shpreh Haradinaj.

Duke folur edhe për kritikat ndaj opozitës, Haradinaj u bëri thirrje të rinjve që të kenë qëndrime për temat politike dhe t’i shprehin bindjet e tyre. Ai theksoi se Aleanca është e gatshme të bashkëpunojë për krijimin e një opozite funksionale.

“E lus rininë që të ketë qëndrim për tema, t’i zbatojë ato bindje të veta. Aleanca është e gatshme për bashkëpunim, për të pasur një opozitë funksionale, dhe unë e mbështes kryetarin Gjini që të kemi vërtetë opozitë”, ka thënë Haradinaj.