Apple zbulon pamje të kampusit të ri në formë “jashtëtokësore” (Video)
Nga pamjet skematike e deri tek ilustrimet, Apple dhe ekipi i arkitektëve të kësaj kompanie tashmë kanë zbuluar shumë karakteristika të kampusit të ri që ka një formë 'jashtëtokësore'.
Auto & Tek
Pamjet u kapën nga një helikopter i cili xhiroi ndërtimet që janë duke u bërë në këtë ndërtesë gjigante e cila pritet të hapet vitin e ardhshëm.
Siç edhe shfaqë kamera, në fotografi mund të shihet “Kampusi 2” i cili shtrihet përgjatë një perimetri të gjerë duke u përshtatur me lagjen Cupertino përreth, si dhe një numër ndërtesash tjera duke marrë formë, transmeton Lajmi.net.
Këto imazhe nuk janë të parat, por zbulojnë atë se deri ku kanë mbërritur ndërtimet që nga hedhja e themelit në tetor të vitit të kaluar.
Videoja u kap nga një helikopter i firmës Skycore duke përdorur një kamerë 5K Red Epic Dragon, e cila është e pajisur me lente 1800mm.
Ndërtesa, që mbulon 175 hektarë, do të jetë selia kryesore e kompanisë kur të përfundohet më 2016.