Kina po ndërton një hotel të kristaltë (Foto)
Kristali është një nga krijimet më të mira të natyrës, dhe tani ai është vendosur të jetë si frymëzim i një hoteli të ri mahnitës në Kinë.
Fun
Dizajni unik i këtij hoteli është me të vërtetë shumë më ndryshe nga çdo hotel tjetër që keni parë deri më tash, transmeton Lajmi.net.
Arkitektët e mrekullueshëm të NL Architects janë duke vendosur një precedent të ri, dizajn dhe estetikë më të bukur në arkitekturë.
Qëllimi i këtij dizajni? Për t’u ofruar mysafirëve një vend qetësues dhe relaksues . Dhomat e hotelit do të bëhen nga një strukturë e brendshme kristali, i cili do të ndriçohet nga rrezet e diellit për të ndriçuar si një perlë e vërtetë, transmeton Lajmi.net.
Sipas njoftimeve, thuhet se hoteli do të ndërtohet në një ishull dhe do të quhet ‘Lulja e Oqeanit’. Shikojeni këtë dizajn madhështor të këtij hoteli më poshtë përmes fotografive: