Tani mund të dërgoni para me aplikacionin Facebook Messenger
Pas shumë thashethemeve për disa muaj, Facebook më në fund ka shtuar pagesat edhe në aplikacionin Messenger – të paktën për përdoruesit në SHBA.
Auto & Tek
Shërbimi u lejon përdoruesve që t’u dërgojnë para miqve të tyre përmes aplikacionit privat për biseda Messenger me vetëm disa prekje, metodë kjo që Facebook e ka përshkruar ‘të lehtë dhe të sigurt’.
Por, nuk ka ndonjë njoftim se kur ky shërbim do të bëhet i gatshëm për pjesën tjetër të botës, transmeton Lajmi.net.
Facebook kishte njoftuar formalisht në mars se do të garojë me shërbime të tilla si PayPal dhe Snapchat, të cilat tashmë i lejojnë përdoruesit të ‘marrin hua’ para nga miqtë dhe familjarët, duke përdorur thjeshtë celularët dhe llogaritë bankare.
Bashkëngjitur me njoftimin për këtë shërbim të ri Facebook shkroi: “Shtoni kartelën bankare dhe dërgoni para kujtdo që dëshironi në Messenger, me vetëm disa prekje. Paratë shkojnë drejt në llogaritë bankare të pranuesve shpejtë dhe lehtë”.