“Falma një jetë” shëndrrohet në hit
Sinan Vllasaliu,grupi Etnon dhe gitaristi Astrit Stafaj bashkuan forcat për të sjellë një bashkëpunim që po del të jetë tejet i suksesshëm.

ShowBiz
“Falma një jetë” titullohet kënga e cila u mirëprit mjaft mirë nga publiku dhe në më pak se 24 orë,arriti të mbledhë më shumë se 200 mijë klikime në kanalin “Youtube”.
Genc Prelvukaj i cili është edhe autori i këtij hiti,ka thënë se ky sukses është nder për Etnon dhe Black Fish,duke falenderuar të gjithë fansat e tyre për mbështetjen.
Etnon pas këtij projekti me Sinanin do të vijnë me një këngë tjetër,videoklipin e së cilës e kanë realizuar po ashtu në Turqi.(Lajmi.net)
