Vajza 19 muajshe, ngjitet në një shkëmb artificial të gjatë 4 metra (Video)
Postimi i një videoje ka ngjallur shumë mendime kontroverse në rrjetet sociale. Pasi që publikoi videon e vajzës së saj 19 muajshe e cila ngjitet me sukses në një shkëmb artificial, disa njerëz kanë lavdëruar nënën që lejoi fëmijën e saj të bëjë një gjë të tillë, ndërsa të tjerët mbetën të shokuar.
Fun
Në videon që ka postuar nëna Rachael Lee Framer, shihet vajza e saj duke u ngjitur në një shkëmb artificial të gjatë 4 metra, pa asnjë ndihmë madje pa qenë e lidhur për ndonjë litar. Ndërsa ajo me videon ka lidhur edhe shkrimin se vajza e saj është 19 muajshe, dhe se shkëmbi artificial në fillim është vertikal ndërsa më lartë ka formën e pllakës.
“Më është dashur ta bindja me vështirësi për t’u ndalur, derisa ajo edhe pas një ore loje nuk është ndalur së ngjituri” është shprehur nëna e saj, raporton Mirror. https://www.youtube.com/watch?v=XJILbti9iOw
Ndërsa, videoja deri tash ka mbi 196 mijë shikime, ndërsa shumë njerëz mbështesin vendimin e Rachaelws që ka lejuar ngjitjen e vajzës së saj në shkëmb, transmeton lajmi.net
“Dashuri, dashuri, dashuri! Mendoj që ajo është më e mirë se sa unë në ngjitje, sinqerisht ajo është e pabesueshme” ka shkruar një komentues.
Ndërsa komentuesit tjerë kanë shkruar se do të ishte më mirë nëse ajo do të ishte e lidhur me ndonjë litar sigurie.
Nëna dëshiron që vajza e saj të jetë e pavarur dhe e fortë.
“Ajo është shumë e sigurt. Është më e sigurt kështu, se sa me ndonjë litar sigurie” ka shkruar Rachael si përgjigje ndaj disa komentuesve.
“Ne gjithmonë jemi kujdesur shumë për të, edhe pse nuk shihet ashtu në video. Por seriozisht, nëse jeni të brengosur, do të shfrytëzoj kohën time të lirë për të ju vërtetuar se sa është e sigurt vajza ime derisa ngjitet” ka vazhduar ajo.
Ajo u ka bërë edhe ftesë të interesuarve që të shkojnë të shohin personalisht atë që bën vajza e saj.
“Ju ftoj që të vini personalisht për ta parë se si ajo ngjitet, para se të filloni me paragjykimet ndaj vendimit tim dhe të bashkëshortit tim. Nuk do të lejoja në asnjë mënyrë që fëmija im të jetë në rrezik, por do ta nxisë që të bëhet e pavarur dhe e fortë, ashtu si është edhe në këtë video” ka përfunduar Rachael