Steinmeier: Ukraina të mënjanojë daljen jashtë kontrollit të situatës

Të gjitha palët në konfliktin ukrainas duhet të mobilizohen për të mënjanuar që përshkallëzimi ushtarak të arrijë në një pikë të tillë kritike që ta bëjë të pakontrollueshme situatën, fillimisht nga pikëpamja ushtarake dhe pastaj politike, deklaroi sot në Berlin ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, para nisjes për në Paris, ku sonte do të takohet me homologët e tij francez, rus dhe ukrainas.

Bota

23/06/2015 22:51

Steinmeier paralajmëroi kundër përshkallëzimeve të reja të konfliktit në lindje të Ukrainës.

”Armëpushimi shkelet çdo ditë, madje edhe më shpesh nga çfarë shkelej më parë”, theksoi shefi i diplomacisë gjermane.

”Për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm është e nevojshme tërheqja e armëve të rënda nga zonat e krizës dhe hyrja e lirë e vëzhguesve të OSBE-së”, shtoi ai