Arrihet marrëveshja për lëvizje të lirë Kosovë-Serbi (Dokument)

Delegacioni teknik për çështjen e sigurimeve kufitare i kryesuar nga Rrahim Pacolli, para pak çasteve ka nënshkruar marrëveshjen me palën serbe për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë, njofton arbresh.info.

Lajme

23/06/2015 19:27

“Pas shumë takimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet Delegacionit Teknik të Kosovës dhe Delegaconit Serb me ndërmjetësim të BE-së, sot u nënshkrua marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, tha Rrahim Pacolli.

Ai mes tjerave u shpreh se pavarësisht pengesave të paraqitura nga pala serbe përgjatë këtyre takimeve, u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me ç’rast do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

“Kjo marrëveshje e cila sot u arrit në Bruksel është shumë e mirëpritur dhe siç ju kisha premtuar bashkatdhetarëve, për zbritjen e tarifave kufitare po ashtu kisha premtuar edhe për lëvizjen e lirë, dhe këto dyja po bashkdyzohen dhe kjo verë më të vërtet do të jetë më e mirë për të gjithë ne”, është shprehur z. Pacolli.

Nënshkrimi i marrëveshjes