Lufta e tretë botërore është afër, Kina po përgatit diçka të madhe gjatë këtij viti (Foto)

Buxhetet ushtarake të Rusisë, Kinës por edhe të Shteteve të Bashkuara janë duke u rritur në mënyrë drastike, derisa Kina ka forcuar pozitat e saj në detin e pjesës jugorë të Kinës.

Bota

22/06/2015 15:11

Kur ekonomia globale u shemb në vitin 2008, financieri global George Soros, ka shkruar një libër në të cilin shpjegon se çfarë është dashur të ndërmerret nga ana e qeverisë dhe institucioneve bankare për të parandaluar krizën ekonomike globale.

Gjatë një artikulli të botuar së fundmi në “New York Revies of Books”, Soros jep paralajmërime serioze që na prek gjithë neve, transmeton lajmi.net.

3

Soros i cili kohë më parë kishte paralajmëruar se do të ketë rrahje dhe kolaps në gjithë Amerikën, tani thotë se koha po mbaron për SHBA-të dhe Kinën mbi çështjen e bashkëpunimit në sferën politike dhe financiare.

George Soros

Ai beson se dështimi i bashkëpunimit pa dyshim se do të na qojë në probleme të mëdha gjatë dekadës së ardhshme, dhe madje edhe në luftën bërthamore.

“Qeveria e SHBA-ve nuk mund të fitojë shumë, por mund edhe të humb shumë me prishjen e marrëdhënieve me Kinën. Me fjalë të tjera, ata nuk mund të ndikojnë shumë në përparimin e Kinës, por edhe nëse ka ndikim, kjo do të ishte e rrezikshme për SHBA-të. Presidenti Si Jinping ka marrë përgjegjësi personale për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Nëse reformat e tij nuk janë të suksesshme, ai do të mund të fillonte konflikte të jashtme në mënyrë që të ruajë pushtetin dhe unitetin e vendit. Kjo mund të çojë në faktin se Kina mund ti bashkohet Rusisë si financiarisht, politikisht dhe ushtarakisht. Në këtë rast, nëse konfliktet e jashtme do të përshkallëzoheshin në një konfrontim ushtarak me aleatin Amerikan dhe karshi Japonisë, mund të themi se do të fillonte lufta e tretë botërore”, shkruan Soros. (lajmi.net)