Cili do të jetë numri 10 për Juventusin në sezonin tjetër?

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është duke shikuar që të transferojë një tjetër lojtar, i cili do të jetë numri 10 për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Sport

20/06/2015 23:52

Allegri duket se ende nuk e ka rregulluar në mënyrë të plotë skuadrën e Juventusit.

Ai është duke shikuar që të sjellë dhe një lojtar që do tab art fanellën me numrin dhjetë, pasi ai dëshiron të luajë me formacionin 4-3-2-1.

Vidal, Pirlo dhe Pereyra janë lojtarë me të ardhme të dyshimtë, andaj Allegri kërkon që në skuadër të sjell numrin dhjetë.

Salah, Oscar dhe Jovetic janë lojtarët që përmenden për t’u transferuar te skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere.