Edhe ushtarët në gatishmëri për zgjedhjet e nesërme në Shqipëri
Ushtria e Shqipërisë ka marrë nën ruajtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 21 qershorit.
Lajme
Mësohet se e gjithë ushtria ka kaluar në gatishmëri dhe nën kujdesin e saj do të jenë edhe të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë.
Gjithashtu mjetet e ushtrisë kanë bërë shpërndarjen e bazës materiale të nevojshme për nisjen e procesit të votimit, transmeton Televizioni Klan.
Ushtria, ditën e zgjedhjeve dhe pas saj do të jetë në gatishmëri dhe do të ndërhyjë vetëm nëse do të ketë situata të vështira për t’u menaxhuar nga forcat e rendit. Policia ka angazhuar në këtë proces 6700 efektivë.
5900 prej tyre do të kenë për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të 90 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve dhe 5299 Qendrave të Votimit.
Vëmendja do të jetë e fokusuar dhe në parandalimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit publik.
Veç qendrave të votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, në mbyllje të procesit të votimit policia do të marrë në ruajtje, të dielën edhe Vendnumërimet.
Gjatë kësaj kohe, punonjësit të policisë në mënyrë kategorike nuk i lejohet që në asnjë moment të hyjë brenda qendrës së votimit apo po vendit të numërimit.