Rrahën për pronë gjashtë turq në Mamushë, katër në spital

Gjashtë persona, turq të Mamushës në Kosovë, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes vete.

Lajme

20/06/2015 21:15

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshme mjekësor, ndërsa dy të terë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Suharekë.

Në vend-ngjarje  është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Policia raporton se të gjithë të dyshuarve pas intervistimit me vendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.