Deputeti dhe biznesmeni Muja: Nga sot ndërpres të gjitha raportet biznesore me Slloveninë (Video)

Anëtari i PDK-së, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Shaip Muja, është shprehur i revoltuar me veprimin e autoriteteve të Sllovenisë, lidhur me arrestimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

18/06/2015 10:54

Deputeti Muja, në fjalimin e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për Haradinajn, ka bërë thirrje që të shkëputen të gjitha raportet me shtetin e Sllovenisë, e edhe për vetën e tij ka bërë të ditur se nga sot ndërpret të gjitha raportet biznesore me këtë shtet.

“Unë me bizneset e mia kam raporte me Slloveninë, por që nga sot ndërpres cdo raport biznesor me këtë shtet”, ka thënë deputeti Muja.

Ai, në fjalimin e tij, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se ato nuk kanë bërë asgjë në raport me rolin e vendit në organizata siç është Interpoli.

Muja ka thënë se pasaporta diplomatike e Kosovës nuk ka kurrfarë ndikimi, dhe ai ka vendosur që ta dorëzojë atë, duke mos e mbajtur më.

Pasaportën e tij diplomatike, deputeti Muja ja ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. (lajmi.net)

YouTube player