Lirohet Ramush Haradinaj

(e plotësuar) Në konferencën e AAK-së në të cilën është bërë i ditur lirimi i Haradinajt nga autoritetet sllovene, zyrtar të kësaj partie kanë deklaruar se ai ndodhet në njërin nga hotelet e kryeqytetit slloven, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nesër.

Lajme

17/06/2015 20:17


Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga AAK, nënkryetari Ahmet Isufi ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është liruar nga autoritetet sllovene.
Lajmi.net para një ore duke u thirrur në burime të veta brenda Policisë së Kosovës, ka paralajmëruar lirimin e shpejt të Haradinajt i cili ishte ndaluar nga autoritetet sllovene, në aeroportin e Lubjanës, në bazë të një fletarresti që Serbia e kishte dërguar në Interpol në vitin 2006.