Kiesler: Kuvendi është vonuar me Specialen

Zëvendësambasadori gjerman në Prishtinë, Matthias Kiesler, ka tërhequr vërejtjen se vendimi i Kuvendit të Kosovës e krijimit të Gjykatës Speciale është vonuar.

Lajme

16/06/2015 20:31

Sipas tij, deputetët duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre politike.

“Më lejoni të përfundoj me një konkludim rreth krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do të duhej të shihej si pjesë e procesit të integrimit evropian. Vendimi i Kuvendit të Kosovës mbi nevojën e krijimit të Gjykatës Speciale është vonuar. Unë e kuptoj që për disa deputetë të Kuvendit është i vështirë votimi pro krijimit të Gjykatës Speciale, mirëpo unë besoj dhe jam optimist se shumica e deputetëve do ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre politike seriozisht. Çdo gjë tjetër do të jetë një kthim prapa për Kosovën dhe për integrimin evropian të saj”, transmeton RTK.