Teuta Kurti e zhgënjyer nga Top Fest
Këngëtarja kosovare, Teuta Kurti, ka mbetur e zhgënjyer nga edicioni i fundit i Top Festit në të cilin ajo u paraqit me një baladë “Mëkat”.
ShowBiz
Për të disatën herë pjesëmarrëse në Top Fest, ajo këtë herë priste të vlerësohej me një çmim, gjë që nuk ndodhi.
Në një intervistë për gazetën “Paloma”, Teuta tregon: “U zhgënjeva që në nominime, d.m.th. isha vetëm në kategorinë “Best female”.
Edhe te reklama që iu bë Top Festit, ka pasur dukshëm dallime. Në fakt, nuk është hera e parë që më ndodh kjo, edhe me këngën “Perëndo pa lindur” nuk mora asnjë çmim… Ja që mora prapë të njëjtin zhgënjim. Por nuk do të ndodhë më, është e sigurt.”