ADRESARI – Platforma e parë shqiptare në Google Maps

Është lansuar sot platforma e parë shqiptare www.adresari.net, i cila mundëson regjistrimin e të gjitha adresave në hartën e Googel Maps dhe do të shërbej edhe si navigacion për Kosovë dhe Shqipëri.

Auto & Tek

04/06/2015 11:58

Platforma Adresari.net mundëson qe adresat e institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, vendet turistike, bizneset si dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe organizatat joqeveritare mund të gjinden përmes navigacionit të Google Maps. Ajo ofron informacionin e saktë për rrugën deri të vendi që dëshironi të arrini, distancën sa larg jeni nga ai vend dhe kohën reale që ju duhet për të arritur në destinacionin e kërkuar.

Jo vetëm kaq, kjo platformë e cila është punuar nga ekspertë të specializuar në fushën e programimit dhe IT-së nga SHBA-të dhe Kosova, tani është në shërbim të qytetarëve dhe jep informacione për të gjitha bizneset dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare, duke treguar lokacionin, numrat kontaktues, e-mail adresat, ditën dhe orarin e punës, e poashtu edhe për shërbimet dhe produktet që ofrojnë.