iPhone 7 vjen me iOS 9?

Sipas disa raporteve të reja nga 9to5Mac, versioni i ardhshëm i Apple – iOS 9 – i koduar si ‘Monarch’, do të vijë së bashku me modelin e ri iPhone 7.

Auto & Tek

03/06/2015 18:56

Sipas këtyre raportimeve, që janë burime të afërta me kompaninë, thuhet se Apple është duke punuar fuqishëm për karakteristika të reja dhe përmirësime në funksionalitet, për të rregulluar gjithçka që versionet e mëhershme të iOS kishin problem.

Bëhet e ditur se paralajmërimi për një model të ri të iPhone do të bëhet në konferencën ‘WWDC’ të Apple, transmeton Lajmi.net.

Me ardhjen e versionit të fundit, iOS tashmë ka pësuar shumë ndryshime të mëdha dhe ka marrë shumë karakteristika të reja, të cilat u kanë pëlqyer njerëzve. Por, për ta çuar suksesin në një shkallë edhe më të lartë, kompania në versionin e ri të iOS pritet që të sjellë gjithashtu disa karakteristika të reja dhe përmirësime të mëdha.

Ardhja apo jo e iPhone 7 nuk i ndalon fansat e Apple që të bëjnë parashikime se si mund të duket modeli i ri, kështu një përdorues në YouTube ka shfaqur një video ku paraqet karakteristikat e reja të cilat mendon se do të ishte mirë të përfshiheshin në modelin e ri, transmeton Lajmi.net.

Në video, ai paraqet edhe një mbushje të celularit përmes energjisë diellore.

Mbase, Apple do t’i marrë parasysh idetë e tij, por edhe nëse jo, ne ju ftojmë ta shikoni videon e tij: