Morata: Do ta mposht Barçën për Realin

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka dhënë një deklaratë mjaft interesante duke thënë se do të tentoj ta fitojë Barcelonën vetëm për tifozët e skuadrës së Real Madridit.

Sport

01/06/2015 22:02

Morata do të luftojë për ta mposhtur Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe këtë gjë do ta bëj vetëm për Real Madridin.

“Unë do të tentoj ta mposht Barcelonën, sepse e di se çfarë do të thotë kjo për Real Madridin. Dua ta bëj vetëm për tifozët e Realit”.

“Sidoqoftë, nuk më intereson nëse unë shënoj gol në finale, sepse ne duam vetëm fitore, nuk ka rëndësi kush shënon”.

“Është një mundësi për tu futur në histori. Sidoqoftë, nëse shënoj ndaj Barcelonës nuk do të ishte e rëndë ashtu siç ishte kur shënova ndaj Realit”, përfundoi Morata deklaratën e tij për Cadena SER.