Evakuohen 20 mijë banorë të Këlnit
Rreth 20,000 banorë të qyteti Këln (Cologne) të Gjermanisë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi autoritete gjetën një bombë njëtonësh të Luftës së Dytë Botërore.
Bota
Bomba e pashpërthyer e gjetur në pesë metra thellësi nën sipërfaqen e tokës detyroi autoritetet gjermane të bëjnë evakuimin me të madh pas Luftës së Dytë Botërore.
Ekipet e sigurisë janë kujdesur për evakuimin e pensionistëve dhe invalidëve, ndërkohë që shkollat, kopshtet, zyrat, transporti, janë ndërprerë derisa të evitohet rreziku.
Bomba një tonësh u gjet në afërsi të urës Muelheim që kalon mbi lumin Rhein, ndërsa çaktivizimi i saj është planifikuar të bëhet sot pasdite, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Bomba, e cila besohet të jetë gjuajtur nga amerikanët, u gjet të premten e kaluar gjatë përgatitjeve për ndërtimin e një tubacioni.
Qindra ton municione të paplasura zbulohen në Gjermani pothuajse çdo vit. Eksplozivët çaktivizohen zakonisht në mënyrë të sigurt, edhe pse në vitin 2010 u vranë tre oficerë, ekspertë për çaktivizimin e bombave, gjatë një përpjekje për të demontuar mjetin shpërthyes. /lajmi.net/