Young Zerka: Ja pse më ngatërruan me Ronelën

Të përfolur për një lidhje të mundshme dashurie,dyshja Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë vendosur të mos heshtin duke sqaruar publikun reth raportit të tyre.

ShowBiz

22/05/2015 16:30

I kontaktuar nga Lajmi.net Young Zerka ka folur rreth këtyre thashethemeve si dhe projekteve tij të radhës.

“Lidhur me lajmin se unë dhe Ronela jemi në lidhje dashurie janë thjeshtë thashetheme të kota,nuk ka lidhje fare, por Shqipëri hesapi”,thotë Young Zerka duke aluduar edhe në arsyet që mund të kenë quar deri te këto spekulime.

“Unë dhe Ronela jemi në të njëjtin menaxhim,jemi në të njëjtën studio dhe jemi duke punuar bashkë për projektet e verës,mbase kjo mund të ketë qenë arsyeja e gjithë këtyre fjalëve”.

Ndryshe artisti foli edhe për projektet e tij muzikore duke premtuar se kënga “Boom boom” që do ta publikojë së shpejti do të jetë një “boom” i vërtetë.Veç këtij projekti sipas tij vera do të jetë me shumë surpriza nga ai.(Lajmi.net)