Njëvjetori i vrasjes së Pistës: Vajza foto me portretin e babait që iu vra kur ajo s’kishte lindur ende
Vajza me emrin Roma, është fotografuar me portretin e babait të saj, i cili u vra kur ajo po priste të vinte në jetë.
Lajme
Një vit pas vrasjes së ish kandidatit të PDK-së për deputet, familjarët e tij, kanë postuar një fotografi të Romës, emër që e kishte propozuar vetë Elvis Pista sa ishte gjallë, në kohën kur bashkëshortja e tij ishte shtatzënë.
Elvisi u qëllua për vdekje derisa po dilte nga restoranti “Jaha Petrol” në Rahovec, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shtatzënë, ku kishin shkuar të festonin ditëlindjen e saj. (lajmi.net)