Kerry , Ramadi do të çlirohet nga ekstremistët e IS

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry iu tha gazetarëve në Seul se ai beson që militantët e Shtetit Islamik brenda ditësh do detyrohen të largohet nga Ramadi.

Bota

18/05/2015 21:45

“Komunikimi i militantëve është reduktuar, fondet dhe mekanizmat financiare të tyre gjithashtu. Lëvizjet e tyre, por edhe kapacitetet e tjera janë reduktuar. Por kjo nuk ndodh në të gjitha zonat. Prandaj është edhe e mundshme që të shohim suksese të sulmeve që kemi parë në Ramadi. Por, jam tërësisht i sigurt që gjatë ditëve të ardhshme, ata do të pësojnë disfatë”, shfaqi besimin Kerry.

Deklarata e tij është bërë pasi militantët e Shtetit Islamik e morën në tërësi kontrollin mbi qytetin Ramadi, që është edhe kryeqyteti i krahinës Anbar të Irakut.