Klinë: 200 plaçkitje të shqiptarëve, 13 të serbëve (Video)
Qenit i hodhën ilaç që e vë në gjumë. Më pas filluan të enden nëpër oborrin e shtëpisë së Milijana Magiq për të shuar dritat e oborrit.

Lajme
Miljana tha se hajnat janë hajna dhe se hajnia nuk është bërë për motive etnike.
Duke qenë se njëri nga reflektorët nuk mundën ta ndalin, shkuan tek trafo e fshatit dhe e ndalën rrymën.
Kamerat e sigurisë, që funksionojnë me bateri, ani pse ishin aktive, nga errësira nuk mundën t’i filmojnë hajnat më tutje teksa vodhën traktorin, thuhet në një kronike të TV Klan Kosova.
Krejt këto pamje janë pasojë e hajnisë që ndodhi në fshatin Grapc të Klinës, të banuar me shumicë serbe.
Të njëjtën përvojë e pati edhe Daniela Dançiq, në fshatin ngjitur, Binçë të Klinës.
Policia e Kosovës thotë se hajnia është e pranishme në këtë komunë tash e sa kohë, duke shtuar se sivjet shtëpitë e serbëve janë plaçkitur 13 herë, ndërsa ato të shqiptarëve 200 herë.
