Futbollisti serb e bën shqiponjën me duar (Foto)

Futbollisti i Partizanit, Stevan Raçiç nuk e ka pasur problem që të bëj shqiponjën me duart e tij, në mënyrë për të festuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Vllaznisë.

Sport

18/05/2015 20:21

Futbollistët e Partizanit kanë festuar fitoren 1-0 ndaj Vllaznisë pasi tashmë ndodhen praktishisht në Kupat e Europës.

E veçanta e kësaj feste ishte se në prani të kapitenit të Partizanit, Nderim Nexhipit, sulmuesi serb i të kuqëve, Stevan Raçiç ka bërë me duar shqiponjën duke shkaktuar kështu “Provokacjan” e radhës për serbët dhe sidomos për mediat e këtij vendi.

Mediat serbe pritet ta quajnë provokim shqiponjën e bërë me duar, tranmeton Panorama.

Raçiq është bashkëlojtar edhe i lojtarëve nga Kosova si: Mentor Mazrekaj, Astrit Fazliu e Labinot Ibrahimi.

Shqiponja