Azia mbyll kufijtë, mijëra emigrantë ende në det (Video)

Peshkatarëve në Aceh të Indonezisë u është thënë të mos i shpëtojnë emigrantët e mbetur në mes të detit, edhe sikur të jenë duke u mbytur.

Bota

18/05/2015 18:46

700 refugjatë nga Bangladeshi dhe Mianmari u nxorën në breg javën e kaluar nga banorët e zonës.

Numri i klandestinëve në qendrat lokale të pritjes ka mbërritur tashme në 1,500 dhe një zyrtar ushtarak deklaroi se zbarkimi i çdo emigranti tjetër do të konsiderohet i paligjshëm.

Të gjitha vendet e rajonit kanë vendosur t’i mbyllin kufijtë e tyre për refugjatët, në një kohë kur në det mendohet të ketë akoma anije me mijëra vetë, kryesisht myslimanë Rohingya, që i largohen persekutimit dhe varfërisë në Mianmar, por edhe bangladeshas të dëshpëruar për punë.

Malajzia nisi një ditë më parë një raund të ri bisedimesh me fqinjët e saj, në përpjekje për të zgjidhur krizën gjithnjë e më të rëndë të refugjatëve të bllokuar në mjete lundruese në Azinë juglindore, ndërkohë që asnjë vend nuk duket i gatshëm t’i pranojë.

Ministri i Jashtëm malajzian, Anifah Aman u takua me homologun e tij nga Bangladeshi, Abul Hassan Mahmood Ali, dhe po planifikon takime edhe me shefat e diplomacisë nga Indonezia dhe Tajlanda.

Ai e bëri të qartë se Malajzia “nuk mund të pranojë refugjatë të tjerë, pasi ka në territorin e saj një numër shumë të madh dhe deri tani asnjë vend tjetër nuk ka pranuar t’i strehojë refugjatët”.

Me krizën e ashpërsuar prej dy javësh, Tajlanda dhe Indonezia u presin klandestinëve çdo shpresë me argumentin se nuk do të pranojnë refugjatë të tjerë nga frika se hapja e kufijve do të nxiste një dyndje të re njerëzish. /Top-Channel/

An Indonesian immigration officer puts a yellow ribbon on a child to keep track of the registered Rohingyas, after arriving in Indonesia by boat, inside a temporary shelter in Kuala Langsa

YouTube player