Mourinho refuzon Realin
Sipas lajmeve që arrijnë nga mediat angleze, mësojmë se trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka refuzuar një rikthim të tij te skuadra e Real Madridit.

Sport
Dje është raportuar se në listën e kandidatëve për trajner të ri të Real Madridit është edhe Jose Mourinho.
Sidoqoftë, e përditshmja angleze, Sky Sports raporton se portugezi e ka refuzuar menjëherë një rikthim të tij te skuadra spanjolle.
Ai është fokusuar te Chelsea ku është duke shikuar të krijojë një skuadër e cila do të jetë e fortë për vitet e ardhshme dhe do të tentojë të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur.