Meritojmë rekomandim pozitiv për vizat!
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi që pakoja e projektligjeve, të cilët do të diskutohen dhe që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të vizave të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Lajme
Në një intervistë për të përditshmen Epoka e Re, ministri Çollaku ka thënë se deri në fund të këtij muaji Kosova do ta dorëzojë në Komisionin Evropian raportin përfundimtar për liberalizimin e vizave.
Në këtë kontekst, Çolaku ka thënë se beson se do të vlerësohet pozitivisht puna e tyre nga partnerët evropianë, nga institucionet dhe nga shtetet anëtare të BE-së.
“Jam i bindur se raporti ynë do ta reflektojë përmbushjen e kritereve dhe do të dëshmojë se Kosova meriton plotësisht rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga BE-ja”, është shprehur Çollaku.