Senatori amerikan: Qeveria maqedonase urgjentisht të jap llogari

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka reaguar me një deklaratë lidhur me krizën aktuale politike në Maqedoni. Bën thirrje për zgjidhje të problemeve në bazë të standardeve të demokracisë.

Lajme

17/05/2015 21:31

“Pas protestave që nisën këtë fundjavë u bëj thirrje të gjitha partive që të përmbahen nga dhuna”, thuhet në deklaratën e tij.

Ai ka thënë se Qeveria në Shkup duhet urgjentisht të marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe të nis zgjidhjen e problemeve të tjera.

“Qeveria urgjentisht duhet të ndërmarrë hapa për dhënien e llogarisë për krimet e pretenduara në publikimin përgjimeve, duke përfshirë bashkëpunimin e plotë me komisionin parlamentar që do të formohet. Kjo duhet të zgjidhjet me dialog dhe bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile”, thotë Murphy, përcjell RTK.

Senatori Murphy ka dënuar ngjarjet e fundit në Kumanovë.

“Megjithatë, dështimi për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit dhe sigurimin e trajtimit të barabartë për komunitetin pakicë, rrezikon që incidentet e tilla të përdoren për nxitjen e ndarëve brenda Maqedonisë dhe vendeve përreth”, thuhet në deklaratën e senatorit.