Gjakova iu përkul dëshmorëve dhe martirëve të luftës

Me rastin e 17 Majit, Ditës së Dëshmorëve të komunës së Gjakovës, sot u bënë homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve në këtë komunë. Fillimisht, strukturat komunale me një minutë heshtje nderuan para lapidarit shokët e lirisë në qendër të qytetit. Këtu nderuan edhe OVL e UCK-së dhe përfaqësues të AAK. Homazhe u bën edhe në varrezat e dëshmorëve kudo në komunën e Gjakovës.

Lajme

17/05/2015 14:33

Nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti tha se kjo është një ditë e shënuar për Gjakovën dhe në këtë datë përulen me respekt për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve.

Ndërkaq, kryetari i OVL të UCK në Gjakovë, Sadri Hoxha tha se sot si asnjëherë më parë kujtojnë veprën dhe sakrificën e të rënëve në altarin e lirisë.

Në emër të përfaqësuesve të AAK foli kryetari i degës, Pal Lekaj, i cili theksoi se Dita e dëshmorëve të komunës së Gjakovës u kujton edhe një herë për ta çuar në vend amanetin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Babai i dëshmorit Hysen Mustafa tha se edhe pse djali i tij nuk gjendet sot me familjen, është krenar që djali i tij dha jetën për lirinë që ne gëzojmë sot.

Gjakova në luftën e fundi pati shumë dëshmorë e martirë. /TV Syri/