Fideli, i gjallë, e i fortë
Mediet botërore jo rrallë herë shkruajnë për vdekjen e ish-diktatorit kuban, Fidel Castro, por shkak mungesës së tij në publik, por ai është pari “gjallë e i fortë” të martën në Havana.

Bota
Fidel Castro, 88 vjeç ka shtrënguar duart me presidentin francez, Francois Hollande, para se ky i fundit të takohej me presidentin e Kubës, vëllanë e Fidelit, Rulin.
Presidenti francez ka takuar udhëheqësit revolucionarë të vitit 1959, vëllezërit Castro, dhe është i pari lider evropiano-perëndimor që e viziton ishullin që prej vitit 1980.
Takimi i presidentit francez me Fidelin ka zgjatur rreth një orë, ndërsa po aq miqësor ka qene edhe takimi me Raulin, i cili së bashku me presidentin amerikan, Barack Obama, vendosën muaj më parë të shkrijnë akullin gjysmë shekullor midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr Kubën nga lista e shteteve financuese të terrorizmit, ndërsa është duke u përgatitur edhe pakoja ligjore që do t’i mundësojë Kongresit të votojë heqjen e sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi që gjatë gjithë Luftës së Ftohtë ishte në krahun e Rusisë.
Duke folur në Universitetin e Havanës, Hollande tha se Franca do të bëjë çmos për të siguruar që “masat të cilat e kanë dëmtuar aq keq zhvillimin e Kubës në fund të mund të shfuqizohen”.
Ai po i referohej embargos tregtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa njoftoi planet për të dyfishuar numrin e bursave për të mundësuar nxënësve kubanë të vazhdojnë studimet e tyre në Francë, si pjesë e përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin akademik dhe shkencor në mes të dy vendeve.
BBC njofton se ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, Franca ka mbajtur prej kohësh marrëdhënie të mira me Kubën dhe dëshiron të përfitojë nga hapja e re ekonomike.
Pas zbritjes në aeroportin e Havanës, Hollande tha se vizita ishte një moment shumë emocionues. Ai tha se Franca u përpoq të jetë vendi i parë në mesin e kombeve evropiane, dhe i pari në mesin e vendeve Perëndimore, që të jetë në gjendje t’u thotë kubanëve që “ne do të jemi në anën tuaj, nëse ju vendosni ndryshimin”.
Një numër i politikanëve të rangut të lartë amerikanë dhe evropiane kanë vizituar Kubën që nga 17 dhjetor, kur Shtetet e Bashkuara dhe Kuba njoftuan se do të lëvizin në drejtim të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por Hollande është presidenti i parë që e viziton Kubën e vëllezërve Castro. /lajmi.net/
