Ja si do të duket iPhone 7
MacBook-u i ri është mjaft mbresëlënës, por diçka tashmë mungon në të: logoja e Apple mbrapa më nuk shkëlqen.
Auto & Tek
Por, sipas një webfaqe gjermane ‘Computer-Bild’, përdoruesit e iPhone do të dëshironin që logoja e Apple që shkëlqen të jetë në iPhone-in e ardhshëm.
Një video e shfaqur nga kjo webfaqe tregon konceptin e iPhone 7, i cili përmban një logo të Apple mbrapa e cila shkëlqen – një veçori kjo që kurrë nuk ka qenë në iPhone, transmeton Lajmi.net.
Konceptet ndonjëherë shkojnë përtej realitetit por ky koncept i shfaqur në këtë video duket më shumë si një variant i iPhone 6 – që është diçka më reale.
Ndryshe nga ekrani i iPhone 6, ky i imagjinuari shtrihet në skajet e pajisjes, që do të ishte një ndryshim i mirëseardhur në iPhone-in e ardhshëm, transmeton Lajmi.net.
Më poshtë mund ta shikoni videon me konceptin: