Cyrus e zhgënjyer nga dashuria

Këngëtarja Miley Cyrus i është rikthyer takimeve të shpeshta me ish të fejuarin, Liam Hemsworth.

ShowBiz

02/05/2015 18:30

Pas raportimeve në mediat rozë, duket se çdo gjë po shkon mjaft mirë për të, pas ndarjes me Patrick Schwarzenegger.

Miley dhe Liam janë parë së bashku në Los Angeles. Burime të tjera prane çiftit thonë se Miley asnjëherë nuk ka reshtur së menduari për ish të fejuarin e saj, që pas ndarjes në shtator të 2013. 22- vjeçarja Cyrus duket se ende nuk e ka ndarë mëndjen për tu rilidhur sërish me Liam Hemsworth, ndërsa këto kohë po i dedikohet palestrës dhe jo projekteve muzikore. albeu.com/lajmi.net