Capello: Tevez për Topin e Artë

Selektori i Rusisë, Fabio Capello beson se sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez e meriton të jetë në garë për Topin e Artë.

Sport

01/05/2015 18:54

Selektori i Rusisë, Fabio Capello ka një kandidat të ri për fitues të Topit të Artë.

Ai beson se sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez e meriton të jetë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

“Varet edhe nga ecuria e Juventusit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Capello për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.

“Por, Tevez është sigurisht një prej atyre futbollistëve që mund ta bëjnë dallimin në fushë, dhe edicionin e kaluar kishte kandidatë më të dobët për Topin e Artë se sa ai”, shtoi ai.

“Megjithatë, Messi është Messi, Ai është gjeni unik, ai është si Maradona dhe Pele”, theksoi Capello.