Hazard i thotë Realit: Jam i lumtur te Chelsea
Superylli i Chelseas, Eden Hazard i ka dhënë një lajm mjaft të keq skuadrës së Real Madridit, duke thënë se ai ndihet shumë i lumtur në Stamford Bridge.
Sport
Eden Hazard ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, edhe pse për të, në mënyrë zyrtare ka shfaqur interes skuadra e Real Madridit.
“Pse të mos qëndroj edhe shumë vite tjera këtu. Unë jam shumë i lumtur te Chelsea”, tha Hazard për Sky Sports.
“Unë luaj këtu me shumë lojtarë të mëdhenj dhe gjëja më e rëndësishme është që unë dua të fitoj trofe, ndërsa kjo gjë është e mundur me këtë skuadër”, tha belgu.