Opozita insiston, Haradinaj: Protesta ishte masovike dhe gjithë-popullore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e protestës së sotme të cikën ai e quajti gjithë-popullore dhe masovike. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se nuk do të ndalen së protestuari.

Lajme

18/04/2015 21:43

Haradinaj sikurse në fjalimin e tij para protestuesve, që sipas policisë nuk ishin më shumë se 2 mijë e 500, ka përmendur ultimatumin dyjavorë ndaj qeverisë.

“Qeveria i ka dy javë kohë që të reflektojë mbi kërkesat tona. Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave gjithë qytetare për dinjitet dhe shkapje të shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Mesazhi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e protestës së sotme gjithëpopullore të cilët masovikisht iu përgjigjen thirrjes për të protestuar dhe ngritur zërin qytetar kundër kapjes se shtetit nga pushteti.

Adresimi i kërkesave dhe simbolika e sotme përmes marshit protestues ishte demokratike, paqesore dhe civilizuese duke dëshmuar dhe fuqizuar edhe njëherë përcaktimin dhe përkushtimin tonë qe shtetin ta shkapim nga pushteti përmes mjeteve legjitime dhe demokratike.

Falënderoj mediat e huaja dhe vendore të cilat e përcollën marshin protestues dhe transmetuan zërin e qytetarëve kundër kapjes së shtetit. Poashtu, falënderoj edhe organet e rendit të cilat kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë të kësaj proteste gjithëpopullore.

Qeveria i ka dy javë kohë që të reflektojë mbi kërkesat tona!

Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave gjithëqytetare për dinjitet dhe shkapje të shtetit. RH