Ndërkombëtarizohet atletika
Tashmë gati krejt sportet e Kosovës janë ndërkombtarizuar. Shenjtaria e Volejbolli pritet të pranohen shumë shpejt, ndërsa sfidë e madhe mbetet anëtarsimi i futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA.
Sport
Federata Botërore e Atletikës e ka pranuar Federatën e Atletikës së Kosovës.
“Mbretëresha e sporteve” të Kosovës u njoh nga Bordi i IAAF-së, në mbledhjen e vet që e mbajti në Pekin.
Tashmë gati krejt sportet e Kosovës janë ndërkombtarizuar. Shenjtaria e Volejbolli pritet të pranohen shumë shpejt, ndërsa sfidë e madhe mbetet anëtarsimi i futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA, shkruan “Zëri”.
Siç dihet, anëtarsimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar i ka thyer barrierat. Kjo u kishte hap rrugë të madhe të gjitha sporteve për ta thyer izolimin, në të cilin qëndruar për dy dekada.