Toka po bëhet gati t’i takojë alienët

NASA ka dalë me një paralajmërim ku thotë se do të gjejë ‘dëshmi përfundimtare’ për ekzistencën e alienëve deri më 2025.

Auto & Tek

13/04/2015 09:36

Shefi i shkencëtarëve të NASA-së, Ellen Stofan, ka konfirmuar se ne nuk jemi të vetëm në këtë univers dhe se ne do të takohemi me krijesa të panjohura më parë brenda një apo dy dekadave.

Nga kemi ardhur? Ku jemi duke shkuar? A jemi të vetëm në gjithë këtë hapësirë? Të gjitha këto pyetje do të keni përgjigje shumë shpejtë.

“Unë besoj se do të kemi indikacione të fuqishme rreth një jete përtej Tokës në dekadën e ardhshme dhe do të kemi dëshmi definitive në 10-20 vitet e ardhshme. Ne tashmë e dimë se ku të shikojmë, si të shikojmë dhe në shumicën e rasteve ne tashmë e kemi edhe teknologjinë e cila do të na ndihmojë që ta arrijmë qëllimin. Dhe kështu, unë mendoj se ne jemi në rrugë të mirë drejt takimit me alienët.”, tha Stofan në një panel publik në Uashington.

Jeffery Newmark, drejtor i përkohshëm i heliofizikës në NASA shtoi: “Tanimë nuk është fjala për “nëse”, por “kur” do t’i takojmë ata”, transmeton Lajmi.net.

Por, a është me të vërtetë e mundur që të ekzistojë jeta jashtëtokësore? NASA ka arsyet e veta. Njëra prej tyre është prezenca e ujit në sistemin tonë diellor: oqeane nëntokësore në hënat e Saturnit dhe Jupiterit, krateret me ujë në Merkur, dhe 50% e hemisferës veriore të Marsit është vërtetuar tashmë se dikur ka qenë e mbushur me oqeane të thella. Për më tepër, mbi 4000 planete shkëmbore dhe të buta që ngjajnë shumë me Tokën janë gjetur jashtë sistemit tonë diellor.

Ka të paktën 200 miliardë planetë në galaktikën tonë të ngjashëm me Tokën, kështu që NASA pretendon se mund të jemi në prag të gjetjes së jetës në njërën prej tyre.

Ndërkohë, teleskopi James Webb Space i NASA do të lansohet më 2018 në atmosferat e këtyre planetëve për të cilët dyshohet se ka jetë. Pushtimi i ardhshëm i Marsit, i caktuar për vitin 2020, do të kërkojë edhe më thellë shenja për jetë dhe mostrat do të kthehen në Tokë për analizë, transmeton Lajmi.net.

NASA gjithashtu është duke planifikuar një mision në Europa, i cili mund të lansohet para vitit 2022, për të zbuluar nëse kjo hënë e akullt është e banueshme.

Përveç kësaj, NASA shpreson se do të dërgojë astronautë në Mars gjatë vitit 2030 – që do të ishte hera e parë që astronautët shkelin me këmbë në këtë planet.