Brammertz: EULEX-i është përgjegjës për të kryer hetime për krimet në Kralan
Zyra e Tribunalit të Hagës i është përgjigjur kryetares së shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Atifete Bytyqi, rreth letrës së saj të dërguar në adresë të Tribunalit të Hagës për krimet e kryera nga forcat serbe në fshatin Kralan të Gjakovës.
Lajme
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, e ka njoftuar Bytyqin se përgjegjës për të kryer hetime për rastin e Kralanit të Gjakovës është EULEX-i, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetarja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Atifete Bytyqi, që njëherësh është edhe kryetare e Komisionit komunal për persona të zhdukur, i ka shkruar një letër publike më 3 dhjetor 2014 në adresë të kryeprokurorit të Hagës, Serge Brammertz, për masakrën e Kralanit, në të cilën janë kidnapuar e më pas edhe vrarë 86 qytetarë të Komunës së Klinës.
Në letrën me përgjigje, të cilën e posedon edhe gazeta, Serge Brammertz, ka falënderuar Bytyqin për informacionet për krimet e kryera më 4 prill 1999 në Kralan të Gjakovës.