Egjipt, disa sulme ndaj policisë, 12 të vdekur
Nga disa sulme mbi policinë në siujdhesën Sinaj të Egjiptit, sot janë vrarë 12 persona, kryesisht policë. Pas sulmit në stacioni policor në El-Arish, ekstremistët shpërthyen edhe një bombë në rrugë, derisa aty kalonte autoblinda, njoftuan autoritetet lokale.
Bota
Në veri të Sinajit, ku ndodhën sulmet e sotme, në kohë të fundit kanë ndodhur shumë sulme që për shënjestër kishin pjesëtarët e forcave të sigurisë egjiptiane, ndërsa përgjegjësinë për to e ka marrë dega e Shtetit Islamik”.
Në sulmin më të madh të sotëm, automobili-bombë u aktivizua në hyrje të stacionit kryesor të policisë në El-Arish, ku mbetën të vdekur pesë policë dhe një civil, ndërsa u plagosën edhe disa të tjerë.
Raportohet se shpërthimi dëmtoi edhe shtëpi përreth.
Sot ka pasur edhe disa sulme tjera me viktima e që ndërlidhen me festën e pashkëve të ortodoksëve në Egjipt, por edhe me riorganizimin e kreut ushtarak, gjë që ka ulur zyçeltësinë dhe ekstremistët e kanë shfrytëzuar për sulme.