Dy të vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarrim në Gjilan, Policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veture.
Ndërkohë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është dërguar pa shenja jete edhe një grua rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga i njëjti i dyshuar.
Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencën e spitalit të Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia bën të ditur se, sipas informatave fillestare, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihet./Lajmi.net/