Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan: I plagosuri në gjendje të rëndë, dyshohet se çifti kishte probleme të vazhdueshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas Policisë së Kosovës, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veture, ndërsa një grua e…

Lajme

09/10/2026 16:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:25 në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës grupmoshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton lajmi.net

Ndërkohë, sipas informacioneve që ka siguruar Lajmi.net, personi i plagosur është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet fillestare dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ka pasur lidhje familjare.

Po ashtu, sipas informacioneve të Lajmi.net, çifti dyshohet se kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre, ndërsa së fundmi gruaja dyshohet se kishte kërkuar divorc./Lajmi.net/