Arrestohen dy persona në Aeroport për falsifikim të pasaportave
Në aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se posedojnë pasaporta të falsifikuara.
Lajme
Policia ka arrestuar një femër K – shqiptare, pasi që e njëjta në shkuarje në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Kosovës që dyshohet të jetë e falsifikuar, pasi që këtij dokumenti i mungojnë disa faqe.
Me urdhër te prokurorit dokumenti i dyshuar është konfiskuar ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Në po të njëjtën ditë dhe për arsye të njëjtë policia ka arrestuar edhe një qytetarë tjetër, mashkull K- shqiptarë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Serbisë që dyshohet të jetë e falsifikuar, të cilës po ashtu i mungojnë disa faqe.
Po ashtu me urdhër të prokurorit dokumenti i dyshuar është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.