Shqipëria kundër Gjermanisë
Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Gjermaninë.
Sport
Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Gjermaninë, pas 14 vjetësh.
Të dyja ekipet do të përballan në një miqësore, që pritet të zhvillohet më 7 maj në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 18:00, shkruan “Zëri”.
Duke u kthyer të përballjet zyrtare midis dy vendeve, janë 14 të tilla, me takimin e fundit të luajtur më 6 qershor 2001 (0:2 në Tiranë, golat nga Rehmer dhe Ballack).
Bilanci është 13 fitore për Gjermaninë dhe një barazim historik 0-0, më 17 dhjetor 1967 në “Qemal Stafa”, e që solli moskualifikimin e gjermanëve në finalet e Euro 1968.