Thaçi në Zagreb thotë se deklarata e Ramës është keqkuptuar
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka qenë një interpretim i gabuar.
Lajme
Në asnjë moment nuk është folur për mundësinë bashkimit kombëtar ose për ndryshimin e kufijve, ka thënë Thaçi.
“Në asnjë moment nuk po flasim për ndryshim të kufijve, por për ndryshim të qëndrimit, sipas modelit evropian, për të mundësuar lirinë e lëvizjes. Të gjithë do t’i takojmë një dit hapësirës evropiane”, ka thënë Thaçi gjatë vizitës në Zagreb.
Ministri Thaçi po qëndron sot për vizitë në kryeqytetin kroat, ku ka zhvilluar takime me presidenten Kolinda Grabar Kitaroviq si dhe me shefen e diplomacisë, Vesna Pusiq.