Mandzukic luajti 10 ndeshje i lënduar
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë të ditur se sulmuesi Mario Mandzukic ka zhvilluar dhjetë ndeshje të këtij sezoni derisa ishte i lënduar.
Sport
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka njoftuar se sulmuesi Mario Mandzukic ka zhvilluar dhjetë ndeshje të këtij sezoni derisa ishte i lënduar.
Ai po ashtu sqaroi se golgeteri kroat do të mungojë në takimin e radhës kundër Real Sociedadit.
“Edhe pse i lënduar, ai është paraqitur në dhjetë ndeshje”, deklaroi Simeone për të përditshmen sportive madrilene “Marca”.
“Kundër Leverkusenit luajti 88 minuta, duke dëshmuar një gatishmëri dhe sakrificë të madhe për ekipin”, u shpreh ai.