Qeveria: Respektojmë protestat paqësore

Pas paralajmërimeve për protesta të opozitës ka reaguar Qeveria e Kosovës duke thënë se i respekton të drejtën e partive të protesta paqësore.

Lajme

04/04/2015 15:41

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka deklaruar për Gazetën Express se derisa protestat të jenë paqësore i kontribuojnë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

“Qeveria e Republikës se Kosovës respekton te drejtën e shprehjes dhe të protestës, si te drejte te garantuar, sidoqoftë ne raport me paralajmërimet e opozitës, synimi parësor i Qeverise se Kosovës dhe programit tonë ka qenë dhe mbetet ndërtimi i një qeverisje të mirë, efektive dhe të përgjegjshme”, ka thënë Abrashi për Express.

“Kosova ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim, derisa protestat janë paqësore besoj që kontribojnë në kultivimin dhe zhvillimin e demokracisë”, ka shtuar ai.