Me Galaxy S6, Samsungut iu rrit vlera për $11 miliardë për një muaj
Samsung Electronics Co., që është duke luftuar për të mbajtur vendin e parë në botë si krijuesi më i madh i celularëve, sapo ka arritur një shtesë prej $11 miliardë në vlerën tregtare për një muaj.
Auto & Tek
Kjo është shuma që kompania koreane ka shtuar në vlerën e tregut që nga 1 marsi – që kur u lansua Galaxy S6 dhe S6 Edge, celularët që do të garojnë seriozisht me iPhone-ët e Apple.
Aksionet janë rritur për 6,2% që nga njoftimi për ‘muajin më të mirë’ të tyre prej majit 2014, transmeton Lajmi.net.
Samsung është duke llogaritur në programin e ri për pagesa dhe në ekranin e S6 Edge për t’i rritur edhe më tepër shitjet pasi u kalua nga Apple në tremujorin e fundit, si shitësi më i madh i celularëve në botë.
Kompania me bazë në Suwon është duke pasur presion nga iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus dhe nga celularët e rangut të mesëm, duke përfshirë Xiaomi Corp, transmeton Lajmi.net.
Vlera e tregut të Samsung arriti në 192 miliardë dollarë. Apple kishte vlerë diku rreth 700 miliardë dollarë, një rënie prej 12 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe.