Lugina me televizion shqip (Video)

Radiotelevizioni Shqiptar i Luginës, është në hapat e tij të themelimit, pasi që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Preshevë ka aprovuar aktin mbi themelimin e tij.

Lajme

18/03/2015 19:30

Themelimi i televizionit në gjuhën shqipe, vjen si rrjedhojë e ndryshimit të ligjit mbi mediumet publike në Serbi.

Me ligjin e ri do të privatizohen tri mediumet publike në gjuhën shqipe – Radio televizioni Presheva, Radio televizioni Bujanoci dhe Radio Medvegja.

YouTube player