Real e Bayern në garë për Sterling
Real Madrid dhe Bayern Munich janë në garë për transferimin e sulmuesit të talentuar të Liverpoolit, Raheem Sterling, i cili ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin.
Sport
Real Madrid e Bayern Munich kanë filluar të mendojnë për përforcimet e afatit kalimtar të verës.
Dhe, tabloidi britanik “The Sun”, raporton se dy gjigantët e futbollit evropianë janë në garë për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Raheem Sterling.
Ylli i ri anglez ende nuk e ka vazhduar kontratën me Reds, dhe kjo ka shtuar shpresën e Bayernit dhe Realit se mund të arrijnë marrëveshje për transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.